Merita me urdhër mbrojtje që në qershor, të afërmit e burrit e dhunojnë sërish e askush nuk ndëshkohet nga policia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.10.2022, 00:09

Më herët gjatë ditës JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e Merita Zhobes, e cila mes lotësh tregoi se dhunohet nga të afërmit e burrit, pasi ky i fundit është në burg.

Duke marrë shkas nga ky denoncim, Policia e Durrësit ka vendosur të bëjë një reagim. Në reagimin e mëposhtëm të tyre thuhet se nga data 20 qershor deri më 29 shtator janë depozituar në polici 9 kallëzime përmes të cilave pjesëtarët e familjes Zhobe akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë në familje.

Pas datës 20 qershor, Merita është pajisur me një urdhër mbrojtje që nuk është respektuar nga asnjë prej anëtarëve të familjes së saj.

Merita dhunohet vazhdimisht nga vjehrra dhe kunati për arsye banale dhe urdhëri i mbrojtjes së ka nuk i shërben për asgjë.

Pyetja që shtrohet është pse policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj familjarëve Zhoba të cilët nuk respektojnë urdhrin e mbrojtjes. Pse Merita ndihet e kërcënuar edhe në banesën e saj në një kohë kur urdhri i mbrojtjes supozohet ta mbrojë…

Njoftimi i policisë Durrës:

Sqarim i DVP Durrës

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën një shtetase pretendon se është dhunuar nga familjarët e bashkëshortit të saj dhe Policia e Durrësit nuk ka marrë masa, sqarojmë se:

Nga data 20.06.2022 deri më datë 29.09.2022, janë depozituar pranë strukturave të Policisë së Durrësit, 9 kallëzime, përmes të cilave pjesëtarët e familjes Zhobe akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë në familje.

Policia e Durrësit që nga denoncimi i parë i shtetases M. Zh., të datës 20.06.2022, ka plotësuar kërkesëpadinë për lëshimin e menjëhershëm nga gjykata të urdhrit të mbrojtjes për shtetasen M. Zh., si dhe ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Për të gjitha rastet e kallëzimeve të bëra, Policia e Durrësit ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform ligjit dhe procedurës standarde të punës dhe materialet janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës është tërësisht e angazhuar për t’iu shërbyer qytetarëve me ndershmëri, përkushtim e profesionalizëm, si dhe inkurajon median e qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive apo të shpërdorimit të detyrës nga ana e punonjësve të Policisë, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit