Autobusët në Shkup përsëri në protesta!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.10.2022, 23:30

Autobusët privat në Qytetin e Shkupit të cilët qarkullojnë në kuadër të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik (NQP) përsëri do të fillojnë me protesta.

Sipas tyre Qyteti i Shkupit nuk ka paguar transportuesit privat për transportin që kryejnë dhe linjat që mbajnë, andaj dhe do të ndalohet qarkullimi. Pronarët thonë se u bënë gati 5 muaj që nuk kanë marrë para nga Qyteti i Shkupit, dhe se po punojnë me harxhimet e tyre.

“Nëse deri nesër pasdite nuk na jepen paratë do të ndalim autobusët pasi nuk kemi më mundësi të udhëtojmë me harxhimet tona, kemi ardhur në gjendje që s’kemi as për të mbushur me naftë autobusët, e as për të kryer pagat e shoferëve. Shumë herë kemi kërkuar nga Qyteti i Shkupit dhe NQP-ja që të kryhen pagesat pasi nuk janë paguar me muaj por akoma nuk janë marr masa”, thanë për gazetën “Koha” pronarët e autobusëve.

Tentuam të marrim një prononcim edhe nga Qyteti i Shkupit por nga atje na thanë se pronarët e autobusëve mund të protestojnë nëse duan pasi për detyrimet financiare të tyre nuk është përgjegjës Qyteti i Shkupit por NQP-ja. “Çfarë të donë le të bëjnë, le të protestojnë. Për problemet e tyre le të drejtohen te NQP”, thanë nga Qyteti i Shkupit. Në pyetjen tonë drejtuar NQP-së se a parashihet afat për kryerjen e këtyre detyrimeve zëvendësdrejtori i NQP-së, Blerim Ismaili e gjuajti topin përsëri tek Qyteti i Shkupit. “Autobusët privat kanë drejtorin, sindikatën e tyre, si dhe kanë marrëveshje me Qytetin e Shkupit prej ku dhe rrjedhin detyrimet financiare në fjalë, njëjtë si dhe NQP Shkup. Jemi nën ombrellën e Qytetit të Shkupit”, potencoi Ismaili.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit