Dy vajzat deklarojnë se u larguan nga shtëpia me vetëdëshirë, nuk pranojnë të kthehen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.10.2022, 13:34

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se janë gjetur dy vajzat që ishin raportuar si të zhdukura që nga 23 shtatori.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ato kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpia me dëshirën e tyre dhe se s’kanë pasur ndonjë keqtrajtim.

Gjatë kësaj kohe, kanë thënë se kanë qëndruar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Qungur të Pejës.

“Gjatё punёs intensive operativo-hetimore, sot me datё 01.10.2022, pas njё informacioni tё pranuar ёshtё lokalizuar vendndodhja e viktimave, tё njëjtat janё sjellur nё Stacionin Policor nё Pejё, nga njё qytetar tё cilin e kanё ndaluar nё rrugё. Viktimat deklarojnё se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore, dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar, ato deklarojnё se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё”, thuhet në komunikatë.

Ato s’kanë dashur të kthehen në shtëpitë e tyre dhe janë sistemuar në shtëpinë e sigurtë.

“Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP –Pejё, tё njëjtat deklarojnё se nuk dёshirojnё tё kthehen nё shtёpitё e tyre dhe nё bashkëpunim me zyrtarin pёr punё sociale dy vajzat janё sistemuar nё shtёpinё e sigurt”, përfundon komunikata.

Komunikata e plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.09.2022, janё paraqitur familjarёt e viktimave, tё cilёt deklarojnё se vajzat e tyre janё larguar nga shtёpitё e tyre nё fshatin Treboviq dhe fshatin Qyshk, komuna Pejё me datё 23.09.2022 rreth orёs 07:00, dhe sipas dёshmitarёve ato nё vazhdimёsi kanё shkuar nё fakultet sё bashku, por qё nga ajo kohё nuk janё lajmëruar dhe nuk kanë qasje ne telefonat e tyre.

Njёsitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, menjёherё kanё marrё masat e nevojshme pёr gjetjen e vajzave tё raportuara tё zhdukura.

Gjatё punёs intensive operativo-hetimore, sot me datё 01.10.2022, pas njё informacioni tё pranuar ёshtё lokalizuar vendndodhja e viktimave, tё njëjtat janё sjellur nё Stacionin Policor nё Pejё, nga njё qytetar tё cilin e kanё ndaluar nё rrugё.

Viktimat deklarojnё se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore, dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar, ato deklarojnё se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, gjithashtu edhe zyrtari pёr punё sociale.

Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP –Pejё, tё njëjtat deklarojnё se nuk dёshirojnё tё kthehen nё shtёpitё e tyre dhe nё bashkëpunim me zyrtarin pёr punё sociale dy vajzat janё sistemuar nё shtёpinё e sigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit