Bledi Çuçi: Kemi ulur 10-fish numrin e ndërtimeve pa leje në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.09.2022, 17:25

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi ka denoncuar katet pa leje të një ndërtese në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, me një sipërfaqe prej 2700 m2.

Sipas Çuçit janë shtuar kate pa leje dhe ka patur një “ndryshim skandaloz të projektit të miratuar”.

Më tej ai shton se është ulur me 10-fish numri i sipërfaqeve të ndërtimeve pa leje.

Çuci shprehet se po bëhet një operacion ligjzbatimi kundër këtyre guximtarëve të cilët bazohen në sistemin e vjetër të drejtësisë, të cilët kur i vijnë dosje nga subjekte të kamura për evazion fiskal, e shohin si një mundësi për të pasuruar xhepat e tyre.

“Siç e shikoni, kjo që po bëjmë nuk është një fushatë, por është një operacion ligjzbatimi kundër këtyre guximtarëve të cilët bazohen në sistemin e vjetër të drejtësisë, të cilët kur i vijnë dosje nga subjekte të kamura për evazion fiskal, e shohin si një mundësi për të pasuruar xhepat e tyre dhe kështu ndodh që ndëshkohen njerëz për një avlli dhe këta shpëtojnë nga kjo pjesë e mbetur e sistemit të vjetër të drejtësisë.

Sikur kjo pjesë e sistemit të drejtësisë të kishte bërë sa policia apo IKMT, sot do të kishim rezultate më të mira.

Në këto vite, si rezultat i punës, kemi arritur ta ulim 10-fish numrin e sipërfaqeve të ndërtuara pa leje në Shqipëri.

Ky subjekt jo vetëm që ka kate pa leje, por ka edhe një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuar më parë dhe pasi të mbarojnë verifikimet e plota për të gjitha shtesat pa leje që ka bërë dhe çdo metër katrorë që është bërë pa leje, do t’i kthehet popullit”, shprehet Çuçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit