Shqiptarja me thikë në dorë tmerron fëmijët në një shkollë në Greqi: Do t’ju ha, do t’ju rrah!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.09.2022, 16:55

Një triller i jashtëzakonshëm u raportua mëngjesin e sotëm në Volos të Greqisë.

Një grua me origjinë nga Shqipëria me thikë në dorë, është futur në një shkollë të kësaj zone duke kërcënuar nxënësit.

Gruaja, një 42-vjeçare shqiptare, ka qenë në gjendje të rënduar dhe u ka bërtitur fëmijëve me fjalët “do t’ju ha, do t’ju rrah".

Drejtoria e shkollës ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar 42-vjeçaren.

Gruaja përmendi diçka për një studente, por askush nuk e kuptonte se çfarë thoshte dhe çfarë donte të thoshte, teksa nuk ishte nënë e asnjë nxënësi në shkollë.

42-vjeçarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Dyshohet se nxënësit e shkollës po ngacmojnë një nga fëmijët e saj, por edhe atë, ndaj dhe ajo ka krijuar një ngjarje të frikshme në shkollë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit