Kina ofron zgjidhjen e lirë për t’u ngrohur/ Të gjithë drejt batanijes elektrike

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.09.2022, 12:07

Pas sanksioneve të vendosura kundrejtë Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, Europa po përgatitet që të ketë një dimër me krizë energjie. Disa vende të kontinentit të vjetër kanë paralajmëruar qytetarët e vetë, se i pret një dimër i jashtëzakonshëm, por duket se europianëve po iu vjen zgjidhja nga Kina: batanija elektrike.

Kompania kineze UTK Technology, e cila prodhon batanije elektrike dhe më pas i shet në Alibaba, ka njohur kërkesa të shumëfishuara këtë muaj nga kunsumatorët europianë. Sipas kompanisë kërkesat janë pesëfishuar, dhe ajo pritet që të dërgojë në Europë mbi 10,000 batanije muajin e ardhshëm.

Europa po përballet me rritje të konsiderueshme të energjisë elektrike dhe gazit, për shkak të luftës në Ukrainë, e cila ka rritur nivelin e inflacionit. Ndërsa batanija elektrike, është një produkt që konsumon shumë pak energji elektrike, duke i dhënë kështu njëfarë shpëtimi europianëve. Batenijet elektrike harxhojnë më pak se një e treta për t’u përdorur në krahasim me disa paisje të tjera të tjera që shërbejnë për tu ngrohur.

Sipas zinxhirit të dyqanëve Lewis Partnership, shitjet e batanijeve elektrike janë rritur me 67% krahasuar me vitin e kaluar dhe kërkimet në internet për produktet janë rritur pothuajse 470%, në Mbretërinë e Bashkuar. Këto batanije renditen ndër produktet më të shitura të shtëpisë në faqen e Amazon në Britani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit