Ministrja tha “izoloni shtëpitë” por për vete ka mbi 200 mijë euro në bankë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.09.2022, 20:30

Gjatë ditëve të fundit është thënë se kriza energjetike do të vazhdojë edhe më tej, madje, janë bërë paralajmërime se Kosovën e pret një dimër i vështirë si pasojë e kësaj krize. Në lidhje me këtë çështje, sot është diskutuar në Kuvendin e Kosovës, ku qeveria ka kërkuar që të miratohet vendimi i saj për zgjatjen për një muaj të masave emergjente për furnizimin me energji elektrike, kërkesë e cila dështoi të aprovohet nga Kuvendi si rezultat i mungesës së kuorumit.

Në mesin e shumë deklarimeve ishte edhe deklarimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila në fjalën e saj dha një ide që, sipas saj, mund të kursej rrymën më mirë.

Rizvanolli, u ka kërkuar qytetarëve që t’i izolojnë shtëpitë dhe të ndërrojnë mënyrën e ngrohjes.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

Kjo deklaratë e Rizvanollit bëri që persona të fushave të ndryshme, si nga politika por edhe nga mediat, ta kritikojnë ministren.

Një nga këto reagime erdhi nga sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i cili ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Rizvanolli, po sillen më shumë si meteorologë se sa zyrtarë shtetërorë, duke shtuar se nga qeveria nuk duhet të vijnë parashikime por duhet të merren vendime që e bëjnë dimrin më të lehtë për qytetarët.

“Kryeministri Kurti e ministrja Rizvanolli, më shumë po sillen si meterologë se si zyrtarë të lartë shtetërorë. Mbetën duke e përseritë se “Na pret dimër i vështirë”. O ti zotëri dhe ti zonjë, nuk ka nevojë Kosova për parashikues të motit që drejtojnë Qeverinë, por për kryeministër e ministër që me vendimet e tyre e bëjnë dimrin më të lehtë për qytetarët e vendit të tyre. Për këtë jeni votuar nga ky popull, e jo për ta luajtur rolin e fallxhorëve dhe për të ikur nga përgjegjësia”, ka thënë Gjoshi.

Përveç Gjoshit, reagim ndaj deklaratës së Rizvanollit, ka bërë edhe gazetari, Berat Buzhala, i cili në lidhje me ministren dhe qeverinë, ka shtruar pyetjet se: “A e dinë këta sa kushton me u izolu shpija? A e dinë këta, që në vende tjera shteti të liron prej disa obligimeve tatimore, nëse t’i investon në izolim të shtëpisë, në mënyrë që me harxhu ma pak rrymë? Këta nuk dinë kurrgjo. Këta veç ka ni”, ka thënë Buzhala.

Këto reagime të Gjoshit dhe Buzhalës me kritika në drejtim të ministres, marrin edhe më shumë kuptim, kur kujtojmë se Kosova, përveç krizës së energjisë është duke u përballur edhe me kriza të tjera, si ajo e ekonomisë por edhe me rritjen e çmimeve për produkte të ndryshme, përfshirë këtu, produktet bazë.

Këto kriza, ashtu siç ka raportuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, disa muaj më parë, ka bërë që të rritet inflacioni, kësisoj qytetarëve, u është bërë edhe më e shtrenjtë jeta.

Por për dallim, nga qytetarët, të cilët nga profesione të ndryshme po kërkojnë rritjen e pagave si mënyrë që të përballën më lehtë me inflacionin, ministrja Rizvanolli, nga ato çfarë ajo ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, mund të aludohet se, nuk e ka aq të vështirë.

Sipas lajmi.net, bazuar në deklarimet e ministres së Ekonomisë, bërë në AKK, mund të shihet se Rizvanolli, në institucionet financiar, si para të gatshme ka më shumë se 200 mijë euro. Por, përveç të parave të gatshme, ajo edhe si të hyra vjetore gëzon paga që arrijnë disa mijëra euro. Në vijë me këto çfarë po përballen qytetarët e Kosovës dhe kërkesave të tyre për rritje të pagave në disa sektorë, ata shfaqën të brengosur për krizat dhe rritjen e çmimeve në produkte.

Ata kanë thënë se nëse vazhdon kjo rritje, do ta kenë të vështirë ta tejkalojnë periudhën e dimrit dhe se këto rritje dhe se po ndikojnë negativisht në jetët e tyre.

Ndërsa nga partitë opozitare, si kërkesë drejtuar qeverisë, ka qenë heqja e TVSH-së dhe akcizës për disa produkte në mënyrë që qytetarët ta kenë më të lehtë përballjen me krizën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit