Do luftojë kundër Ukrainës, ish-lojtari i Premier League do bëhet ushtar

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.09.2022, 16:32

Ish-mesfushori i Evertonit, Dinijar Biljaletdinov është thirrur nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë. Ish-futbollisti i njohur, i cili luajti për tri vite në Premier League, vari këpucët në gozhdë në vitin 2019, pas një aventure të shkurtër me klubin lituanez FK Riteriai.

Rekrutimi i tij në ushtrinë ruse vjen pasi presidenti i vendit Vladimir Putin njoftoi urdhrin për mobilizimin e pjesshëm në konfliktin ushtarak në Ukrainë.

Si rezultat i këtij ligji, meshkujt në moshën e ushtrisë, të cilët kanë shërbyer më parë në ushtri dhe kanë specialitete të veçanta ushtarake, janë të detyruar që të rekrutohen.

Dekreti i cili hyri në fuqi javën e shkuar do të sjellë rekrutimin e 300 mijë meshkujve rusë për të shërbyer në këtë konflikt.

Kompanitë ruse të fluturimit janë urdhëruar të ndalojnë çdo burrë të moshës 18-60 vjeç të largohet nga vendi. Ambasada e SHBA-së në Moskë ka këshilluar qytetarët amerikanë që janë në vend, që të largohen menjëherë për të shmangur rekrutimin e tyre në forcat e armatosura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit