A do të dalin pagat për mësuesit grevistë?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.09.2022, 09:29

Tashmë është bërë një muaj që kur greva në shkolla ka nisur. Nxënësit kanë mbetur pa mësime e mësimdhënësit shkojnë në shkollë si grevistë por nuk punojnë.

Ajo që vazhdon të mbetet e paqartë në këtë situatë është forma e ekzekutimit të pagave për grevistët. Drejtorët komunalë të Arsimit ka nisur t’i shqetësojë paralajmërimi i Qeverisë se grevistët nuk do t’i marrin pagat për aq kohë sa janë në grevë.

Ndaj këtyre paralajmërimeve ka reaguar Sindikata e Arsimit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. Mosekzekutimin e pagave e vlerësojnë si shkelje ligjore.

Tri ditë para se të bëhet ekzekutimi i pagave për sektorin publik, ka mbetur e paqartë nëse pagat do t’i marrin edhe grevistët.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, thotë për "Nacionale" se ndalja e mundshme e pagave për punëtorët grevistë është e paligjshme.

“Nëse nuk ekzekutohen pagat deri më 5 tetor sepse afati I fundit është kjo datë, atëherë mund të ketë edhe padi nga secili punëmarrës nga institucionet për shkak të mosekzekutimit të pagave për ata që janë në grevë sepse është e padrejtë që të mos ekzekutohen pagat nga dikush që nuk u jep punë atyre”, tha për RTK-në Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Shqetësim të njëjtë me kryetarin Aliu ndajnë edhe drejtorët komunalë të arsimit në Drenas dhe Fushë Kosovës, të cilët më 10 shtator kanë përcjellë listën e pagave në Ministri të Financave.

“Shpresojmë se do të procedohen në mënyrë të rregullt, ashtu siç është e paraparë me ligj”, tha Muhamet Gjoka, drejtor i Arsimit në Drenas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit