Pendarovski: Po të merrja 400 euro rrogë, edhe unë do të largohesha nga Maqedonia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2022, 18:55

Nga Novi Sadi, presidenti Pendarovski, duke folur para të rinjve që marrin pjesë në Forumin e liderëve të rinj, dërgoi deklaratë skandaloze se edhe ai vetë do të ikte nga Maqedonia për shkak se mundësia për të qëndruar të rinjtë në Ballkan është në atë që të fillojnë të përdorin resurset e tyre dhe të vazhdojnë nismat rajonale që të krijohet diçka si BE e vogël.

Këtë deklaratë e kritikoi opozitarja VMRO-DPMNE, sipas së cilës, Maqedonia nuk ka më kohë për të pritur.

Menjëherë pas deklaratës reagoi edhe vetë presidenti sipas së cilit fjalët e tij menjëherë janë përdorur për llogaritje politike-partiake dhe se të gjithë udhëheqësit politik kanë përgjegjësi, nga pavarësia e deri më sot.

“Ata kanë vetëm një jetë, të gjithë ne kemi vetëm një jetë dhe askush nuk është i çmendur që ta harxhoj në negociatat me BE që zgjasin vite të tëra, ndërsa paga mestarë në vendin tim është 400 euro.

Të mos isha president edhe vetë do të largohesha nga vendi im”, deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit