Protesta para shkollës “Naim Frashëri”, prindërit kërkojnë nisjen e mësimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.09.2022, 15:33

Për të dytën ditë me radhë po protestohet në Prishtinë për nisjen e procesit mësimor, në kohën kur greva në arsim ka hyrë në javën e pestë.

Pasi të hënën u protestua para shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, sot kanë protestuar prindërit dhe nxënësit para shkollës “Naim Frashëri”.

Ata kanë kërkuar që të arrihet marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe SBASHK-ut, pasi nxënësit e kanë vendin në shkolla.

“Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ‘Naim Frashëri’, Prishtinë, është mbledhur sot për të shprehur shqetësimet tona lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin shkollor 2022/2023. Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tonë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në këtë vazhdë të mosmarrëveshjeve po neglizhohet mirëqenia e fëmijëve tonë, respektivisht e ardhmja e Kosovës”, thuhet në reagim.

“Përmes kësaj proteste, ne, prindërit e SHFMU ‘Naim Frashëri’, duam të dërgojmë mesazhe tek të gjitha palët që të bashkëbisedojnë dhe që sa më shpejtë të bëjnë zgjidhje në të mirën e përgjithshme, por assesi duke cenuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve. E drejta e fëmijëve për arsim është e drejtë e siguruar përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“Çdo përpjekje për ta parë apo shfrytëzuar këtë protestë si përkrahje të ndonjërës palë është e gabuar dhe tendencioze! Kërkesa jonë e vetme është – Të fillojë mësimi menjëherë!”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve të shkollës “Naim Frashëri”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit