Petkova: Maqedonia vendi më i varur nga eksporti i rrymës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.09.2022, 19:43

Ende po zgjat debati i Komisionit për mbrojtje dhe siguri mbi propozimin e Qeverisë për zgjatjen e afatit të gjendjes krize në energjetikë në territorin e të gjithë shtetit dhe në sferën e energjisë ngrohëse në nivel të Shkupit.

Edhe sot opozita me kritika dhe akuza për atë se kush është fajtori për gjendjen e këtillë dhe nëse ka plan se çfarë duhet të ndërmerret për ballafaqim me këtë. Gjendja krize duhet të zgjatet deri më 30 prill të vitit të ardhshëm.

“Me vendimin për zgjatjen e krizës asgjë nuk do të ndryshohet. Përsëri pritet shtrenjtimi i rrymës pas Vitit të Ri. Konfirmim për këtë është deklarata e drejtorit të Elektranat e Maqedonisë, Vasko Kovaçevski sipas të cilit restrikcione nuk do të ketë por shtrenjtim të energjisë elektrike, do të ketë. Këto janë fjalë të tij”.

“Atë që e paralajmëroi zv/kryeministri Bytyqi nuk është e saktë, se Maqedonia po ballafaqohet më mirë me krizën energjetike krahasuar me vendet e tjera në Ballkan. Fatkeqësisht Maqedonia është vendi më i varur nga eksporti i energjisë elektrike në Ballkan”, deklaroi Angelika Petkova nga OBRM-PDUKM.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit