Ish-presidentët injorojnë eventet shtetërore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2022, 14:42

Dy ish presidentët Branko Cërvenkovski dhe Gjorge Ivanov vazhdojnë të mos jenë prezent në asnjë ceremoni, pritje zyrtare, event shtetëror ose të ngjashme, edhe kur janë të ftuar.

Ata injoruan ftesën e Kuvendit gjatë vizitës së parë pas 23 vitesh të Presidentit italian Serxho Matarella, ditë më parë, siç kishin injoruar javë më parë edhe ftesën për fjalimin e shefes së Komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen, në Kuvend, pak para marrjes së vendimit për miratimin e kornizës negociuese me BE-në.

E deri sa ish shefat e shtetit nuk janë pjesë e këtyre zhvillimeve, ata shfrytëzojnë benefitet pas përfundimit të mandatit, të cilat ua mundëson ligji; vetura zyrtare, sigurim personal, pagesa mujore dhe zyra.

Profesori Qashif Bakiu ka thënë për Alsat se kjo është kryesisht për shkak të dallimeve politike.

“Detyra e tyre kryesore të cilën ata nuk e bëjnë është promovimi i politikave pozitive, ndërtimi apo kultivimi i marrëdhënieve me vendet partnere, duhet të jenë aktiv në jetën politike, në promovimin e vendit, gjë të cilën deri tani nuk e kanë bërë dhe mendoj se do të vazhdojnë të mos ta bëjnë. Duhet marrë parasysh fakti se ne deri më tani kemi pasur presidentë të cilët kryesisht vinë nga partitë politike dhe mendësia e funksionimit partiak vazhdon edhe në periudhën e mandatit por edhe pas periudhës së mandatit”, tha Qashif Bakiu, profesor, universitar.

Branko Cërvenkovski, ish kryetar i LSDM-së, ka qenë president për një mandat, nga viti 2004 deri në vitin 2009. Gjorge Ivanov ka qenë President për dy mandate nga 2009 deri në 2019 dhe vinte nga OBRM-PDUKM-ja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit