Banka Popullore e RMV-së: Kujdes në tregun e patundshmërive

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2022, 09:32

Ndërtimi i banesave të reja në vend nuk ka të ndalur, por Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut thotë se edhe pse tregu i patundshmërive për momentin është relativisht stabil është i nevojshëm kujdes më i madh. Lufta në Ukrainë dhe pasiguria për ekonominë vendase dhe inflacioni janë faktorë të rrezikut që mund ta godasin edhe këtë sektor. Gjatë vitit të kaluar ka pasur shumë më tepër blerje dhe shitje të banesave në raport me vitin pandemik 2020, krahas rritjes së çmimeve prej 6%. Regjistrimi gjatë vitit të kaluar tregoi se në vend ka rreth 200 mijë banesa më shumë se amvisëri.

Banka Popullore i ndjek situatat dhe rreziqet e reja të krijuara në tregun e patundshmërive dhe nëse imponohet nevoja do të marrë masa për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend. Sot, Banka Popullore, njoftoi se në vitin 2021, janë blerë dhe janë shitur më tepër banesa krahasuar me vitin e kaluar.

“Transaksionet me patundshëmri në vitin 2021 e kanë tejkaluar nivelin parapandemik. Çmimet e banesave gjatë vitit të kaluar janë rritur për 6,1%, posaçërisht në gjysmën e dytë të vitit. Shkalla e rritjes së çmimit të banesave në ekonominë vendase është pak më e ulët se mesatarja e BE-së që është 8,3%”, thonë nga Banka Popullore.

Çmimi i një metri katror të banesave, që në disa pjesë të Shkupit ka arritur deri në 2 mijë euro, sipas Bankës Popullore i referohet rritjes së çmimit të materialeve ndërtimore, por edhe ngecjes në industri gjatë periudhës së pandemisë. Që atëherë është në rritje edhe dhënia e lejeve për ndërtim, që sugjeron se edhe në periudhën që vjen do të ofrohen banesa të reja krahas faktit që numri i patundshmërive të pashitura është gjithnjë e më i lartë. Regjistrimi i vitit të kaluar tregoi se ka rreth 200 mijë banesa “tepricë”, që sipas drejtorit të Entit për Statistika, Apostol Simovski, është mbyllje e parave për shkak të sigurisë.

“Më parë blehej tokë, tani njerëzit blejnë banesa. E vëreni se në Shkup ka ndërtesa të reja, objekte të reja, por në qoftë se kaloni në mbrëmje do ta shihni se vetëm një e katërta e tyre janë me drita. Çmimet deri më tani nuk janë ulur, kanë stagnuar ose rriten”, deklaroi Apostol Simovski, drejtor i ESHS.

Banka Popullore tani sugjeron kujdes, sepse lufta në Ukrainë dhe pasiguria në ekonominë vendase, si dhe inflacioni i lartë, për të cilin askush në Evropë nuk mund të parashikojë kur do të ndalet, paraqesin faktorë serioze të rrezikut që mund ta godasin edhe tregun vendas të patundshmërive, përkatësisht ata që kanë marrë kredi për banesa, të mos kenë mundësi ta kthejnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit