Kurti: Greva po përdoret si armë kundër kryeministrit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2022, 14:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar për ecurinë e takimeve që i ka pasur ai që nga 1 shtatori me përfaqësues të BSPK-së, para se të fillonte greva.

“Ne nga takimet që i kam pasur me BSPK-në, i kam ofruar atyre të prezantojmë pakon e përballjes me inflacion, por ata nuk kanë pranuar”, tha ai.

Sipas tij pakoja e prezantuar për të përballu me inflacion është 150 milionë euro, duke përfshirë edhe pakon me 200 milionë euro, e tejkalon shumën prej 300 milionë euro. Për mungesën e takimeve me SBASHK-un, Kurti tha se ai është takuar vetëm me kreun e BSPK-së.

“Pra unë takoj kreun e BSPK-së, kurse ministrja e arsimit takon të SBASHK-ut”, theksoi Kurti.

Ai tha se sindikatat kanë refuzuar ofertat për të qenë pjesë e prezantimit të pakos. Kurti tha se kanë qenë të gatshëm të diskutojnë për ofertat e tjera.

“Ne insistuam edhe në Kuvendin e Kosovës, reforma që mbështetet nga Banka Botërore. Në atë takim nuk kanë mundur të dilnin sepse dilnin absurd. Thanë se do të diskutojnë më anëtarësinë. Unë nuk kam dashur fare të flas p[ë media. Po të thonin në takim do të dilnin absurd. Por çka ndodhi, dolin para medieve dhe thanë greva vazhdon. Nuk është e mundur të diskutonin me anëtarësinë. Ky nuk është dialog social, është social, por nuk është dialog”, theksoi ai.

Kurti ka kritikuar edhe opozitën. Sipas tij greva po përdoret si armë kundër kryeministrit. Ai ka folur edhe për memorandumin që kanë pasur disa parti opozitare, në kohën e PAN-it, me sindikatat. Ai tha se ka vizion për të ndarë publiken me privatën.

Edhe për kërkesën e sindikatës të cilës kërkojnë 100 euro deri në miratimin e ligjit të pagave është gabim, pasi që paga duhet të lidhet me punën që bëjnë, kurse pakoja që qeveria ka prezantuar është për përballje me inflacion.

“Qëllimi im ka qenë që të takojë kreun e BSPK-së, dhe ministrja e arsimit është ajo që takon kreun e SBASHK-ut dhe kështu bëhet komunikimi”, ka thënë ai.

“Greva nga BSPK-ja është shpallë më 17 gusht në ditën që jam nis në Bruksel dhe po atë ditë udhëheqës është shpall Rrahman Jasharaj dhe më 17 në Kosovë lajmi kryesor ishte që fillon greva e sindikatave në shtëpinë time”, ka shtuar ai.

“Opozita nuk e ka hallin me arsimin e Rrahman Jasharajn por me mua”, tha ndër të tjera ai.

Kurti, ka folur edhe për debatin ku në takim Rrahman Jasharaj e ka quajtur vëlla.

“Shikone unë i kam dy vëllezër por asnjëri as në Kurti 1 e as në Kurtin 2 s’ka ardhë në Qeveri, sepse vëllezërit janë për shtëpi nuk ka kryeministër me vllazni”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit