Mijëra dmonstrues kanë dalë në rrugë në disa qytete në Rusi për të protestuar kundër dekretit të presidentit Vladimir Putin për mobilizimin e pjesshëm në forcat e armatosura të vendit.
Moscow. Another video of protesters running away from several police officers. What a gap it is from Ukrainians who stopped Russian tanks with their bare hands... pic.twitter.com/PGofmp6Wmy
— UkraineWorld (@ukraine_world) September 21, 2022
Qindra persona janë arrestuar në mitingjet kundër mobilizimit në Moskë dhe Shën Petersburgun ditën e sotme. Rusët e arrestuar shprehen kundër luftës në Ukrarinë dhe mobilizimit për të luftuar atje.
Disa prej thirrjeve të tyre:
Jo luftës! Jo mobilizim! Të gjithë janë të frikësuar. Unë jam për paqen dhe nuk dua të qëlloj.
Erdha të them se jam kundër luftës dhe mobilizimit. Pse ata vendosin të ardhmen time për mua? Kam frikë për veten time, për vëllain tim.
Pavarësisht ligjeve të ashpra të Rusisë kundër kritikimit të ushtrisë dhe luftës, protesta u zhvilluan në të gjithë vendin. Më shumë se 1,300 rusë u arrestuan në demonstratat kundër luftës në 38 qytete, sipas grupit të pavarur rus të të drejtave të njeriut OVD-Info.
Protests in Moscow and St Petersburg today have grown pretty large. People chanting “No to War!” Dozens of arrests reported pic.twitter.com/9F4E5VIy9E
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) September 21, 2022
Sipas autoriteteve ruse rë gjitha demonstratat u ndaluan dhe ata që kryen "shkelje" u arrestuan dhe u larguan nga policia në pritje të një hetimi dhe ndjekjeje penale.
La llamada a las filas por parte del gobierno desata las protestas en #Russia pic.twitter.com/0HD7Klc7PD
— Pitbull (@Willian87420216) September 21, 2022