Mbytja e turistes angleze në Sarandë/ Mediat britanike: I dashuri dëshmoi tragjedinë, pritet autopsia

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2022, 10:40

Më 19 shtator u gjet e pajetë në Sarandë një 29-vjeçare nga Anglia, Rebecca Gannon.

Turistja angleze u mbyt në vendin e quajtur “vapori i mbytur”, teksa vdekja e saj erdhi gjatë një ekspeditë zhytjeje në Sarandë.

Pas ngjarjes policia arrestoi një 54 vjeçar në Sarandë konkretisht organizatorin e ekspeditës nënujore.

45-vjeçari me inicialet S.K, e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

Ndërkohë media britanike, Daily Mail ka shkruar se i dashuri i saj, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka qenë dëshmitar i kësaj tragjedie.

Sipas të dashurit të viktimës zhytësit që kanë qenë të pranishëm janë përpjekur që ta shpëtojnë të renë, por çdo gjë ka qenë e kotë.

Në të vërtetë nuk e dimë se çfarë ndodhi dhe po presim policinë që të mbarojë hetimin. Vajza britanike që vdiq ishte së bashku me të dashurin. Të dy kishin certifikata PADI për zhytjeje në ujëra të hapura kështu që ishin të kualifikuar për t’u zhytur me ne. Ajo qëndroi në ujë për 10 minuta dhe më pas hasi vështirësi. Më parë ka pasur një problem me rregulluesin e oksigjenit, por u ndërrua dhe po punonte shumë mirë. Gjëja e radhës që dimë është që Saimiri e pikasi që ajo kishte probleme dhe u zhyt për ta shpëtuar. Ai bëri gjithçka që mundej për ta çuar në sipërfaqe. Ishte një eksperiencë traumatike dhe i dashuri i saj ishte shumë i trishtuar nga kjo ngjarje. Thjesht nuk e dimë çfarë ndodhi”, tha Gerta Brozi e cila ishte me grupin e zhytësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit