Studiuesja e shkencave okulte: Shpirtrat e pafajshëm kthehen në jetë nga një trup në një tjetër, lindin me shenja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2022, 08:58

Pranvera Xhafa, njohëse e ezoterizmit dhe okultizmit ka deklaruar se shpirtrat e pafajshëm kthehen në jetë nga një trup në një tjetër dhe lindin me shenja. Studiuesja e shkencave okulte u shpreh se të gjithë vijmë në jetë si energji në këtë planet në mënyrë që të kemi mundësinë të prekim lëndën dhe të përjetojmë emocione.

Pranvera Xhafa

Po ta vësh re ne nuk mbajmë mend asgjë para se të lindnim, ashtu nuk do mbajmë mend edhe kur të vdesim sepse vijmë dhe riciklohemi. Nga kjo jetë mund të ndodhë që vijmë dhe riciklohemi shumë shpejt nga një trup në një tjetër ose mund të ndodhë që duhet të rrimë disa vite për të pastruar karmën tonë dhe të rikthehemi pas një kohe më të gjatë. Shpeshherë, shpirtrat e pafajshëm kthehen në jetë shumë shpejt nga një trup në një tjetër, mund të kenë pësuar një vdekje fatale, një aksident apo dikush i ka vrarë, ka qenë i pafajshëm dhe në të njëjtën kohë që pritet të lindë një fëmijë, një shpirt tjetër shkëputet dhe vjen në atë trup fëmije.

Ne vijmë duke qarë në jetë sepse pasi kemi kuptuar që kemi vdekur nga ajo që ishim, ne shikojmë ndërkohë që kemi vdekur, shikojmë trupin tonë që është shkëputur nga shpirti, shikojmë shumë gjëra dhe për disa orë akoma endemi. Shpirti akoma nuk arrin të pastrohet për 40 ditë dhe prandaj shpeshherë bëhen të 40-tat e trupave apo shpirtrave të vdekur sepse ka pasur raste që shpirti nuk ikën dhe qarkullon derisa ai të gjejë prehjen përtej dhe të pastrohet.

Në rastin kur ka qenë një shpirt i pastër, rikthehet menjëherë në një trup, në një fëmijë, në një bebe dhe zakonisht këto bebe kanë disa shenja në trup, fytyrë apo kokë ku kanë pasur vdekje tragjike, shenja ku janë vrarë i kanë kur lindin, kur vijnë në jetë. Mund t’i kenë të kuqe, viza të bardha dhe do t’i bartin shpeshherë për gjithë jetën. Këto tregojnë mënyrën se si ka vdekur dhe sa i ri është ky shpirt sepse zakonisht kur është i ri, ai mban mend shumë gjëra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit