Milani e bleu për 14 mln euro, nuk do e besoni sa vlen sot Mike Maignan

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 13.09.2022, 14:21

Milani ka bërë "bingo" me portierin Mike Maignan. Francezi i cili u ble nga ekipi italian në verën e vitit 2021 për të zëvendësuar Xhanluixhi Donarumën, por shkëlqen gjithnjë emë shumë duke qenë sot për sot nga më të mirët në rolin e tij.

Ardhja e Maignan ka rezultuar një akord me leverdi të madhe për kuqezinjtë, duke qenë se e bleu për 14.3 milionë euro nga Lila, teksa sot, pak a shumë, kartoni i portierit vlen nga 55 deri në 60 milionë euro. Ky është katërfishim i çmimit të blerjes.

Në Francë shkruajnë se forma e mirë që po kalon Mike Maignan do ta pengojë Hugo Lorisin, kapiten dhe portier i kombëtares franceze në fuqi, t’i afrohet me qetësi Botërorit të nëntorit në Katar. Trajneri Deshamp do e ketë të vështirë të zgjedhë kush do jetë titullari tani e në vazhdim...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit