Ish-futbollisti italian: VAR-i u instalua në Serinë A që Juventusi të mos fitojë më kampionate

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 13.09.2022, 13:30

Juventusi e ka nisur dobët sezonin e ri të Serisë A, ndërsa në ambienin bardhezi po mendojnë se po penalizohen edhe nga arbitrat.

Episodi i anulimit të golit të 3-2 të Milik në minutën e 90+5′ ndaj Salernitanës, vijon ende të jetë temë e nxehtë debati.

Së fundmi në emisionin e njohur italian “Pressing Lunedi”, ishte ish-mesfushori i Juventusit, Masimo Mauro ai që ka lëshuar "bombën" sa i përket teknologjisë VAR.

Ai deklaron se ky sistem u instalua për të ndërprerë ecurinë e triumfeve të njëpasnjëshme të bardhezinjve në kampionat.

Mauro tha:

VAR-i u instalua në Serinë A që Juventusit t’i ndalohej të fitonte sërish kampionate. Juventusi po fitonte kampionate radhazi dhe të gjithë e kuptuan që gjithmonë fiton më e forta. Theksoj se VAR-i u prezantua me idenë se Juventusi nuk do të fitonte më kurrë!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit