I hoqi Championsin nga duart Liverpoolit, Loris Karius surprizon me ekipin e ri

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 09.09.2022, 08:10

Të gjithë i mbajnë mend gafat e tmerrshme të Loris Karius në finalen e Champions League mes Liverpoolit dhe Real Madridit në vitin 2018, të fituar nga këta të fundit.

Pas atij momenti, karriera e Karius mori një kthesë të madhe. Liverpooli e largoi menjëherë dhe ai kurrë nuk është parë si titullar te asnjë ekip që është aktivizuar.

Së fundmi, portieri gjerman do të kthehet në elitën e futbollit anglez, e për më tepër me një nga klubet që ka pretendime që në të ardhmen të rreshtohet mes më të mirëve.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se Karius është kthyer në Premier League e tashmë do të jetë pjesë e klubit të Njukasëll.

Ai ka kaluar sot vizitat mjekësore dhe pritet të zyrtarizohet shpejt nga klubi i njohur anglez i cili ka ndryshuar plotësisht kurs që kur ka kaluar në pronësi të sheikëve nga Arabia Saudite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit