Chelsea mbetet pa trajner, shkarkohet Tomas Tuchel

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 07.09.2022, 11:52

Tomas Tuhel ëshë shkarkuar nga detyra e trajnerit të Çelsit. Ky lajm është bërë publik nga vetë klubi londinez me anë të komunikate në sajtin e saj zyrtar.

Ata kanë bërë me dije ndarjen me teknikun gjerman teksa deklarojnë se stafi teknik i Çelsit do të marrë në dorë skuadrën deri sa të vendoset një trajner tjetër në krye të ekipit.

Shkarkimi vjen si pasojë e humbjes së londinezëve në Zagreb ndaj Dinamos, në Champions me rezultatin 1-0.

Gjermani 49-vjeçar e mori në drejtim klubin britanik në 26 janar 2021 dhe në vetëm 20 muaj në 99 ndeshje në total me Çelsin në të gjitha kompeticionet ka arritur të fitojë 62 të tilla, ka barazuar 19 dhe humbur 18.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit