2 MLD Lekë për një tas pilaf me groshë/ Bledi Çuçi do ‘herkulizojë’ Policët e Shtetit me oligarkun Nikolin Jaka

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.08.2022, 12:20

2 MILIARD LEKË pa TVSH është tender i fundit i Akademisë së Sigurisë nën varësinë e Policisë së Shtetit.

Ky tender me objekt “shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi” për policët e rinj të shtetit shqiptar i është dhënë kompanisë SORI-Al të cilën oligarku qeveritar Nikolin Jaka, i cili ia ka kaluar në pronësi gruas së tij Alma Tafanit pas bërjes publike të skandaleve me abuzimin e tenderave shtetërorë.

Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm kompania e Jakës e cila është shpallur menjëherë fituese e tenderit me vlerë marramendëse.

Nëse hulumtojmë në brendësi të përmbajtjes së specifikave të kësaj procedure prokurimi publike do të vëmë re disa fakte qesharake për një tender të kësaj vlere.

Ky tender i realizuar me financim të parave të popullit të cilat Bledi Çuçi ia fal oligarkut Jaka, do të ushqejë efektivët e rinj të Policisë së Shtetit të cilët trajnohen në Akademinë e Sigurisë.

Në një vëzhgim të tre vakteve për policinë e shtetit, bie në sy gramatura minimaliste e produkteve që do të konsumohen për polic gjatë një dite.

Pra për vaktin e mëngjesit, policët e rinj do të konsumojnë vetëm 1 vezë (e cila nuk është e mjaftueshme as për të siguruar sasinë proteinike të vaktit përkatës), 30 gr gjalpë, 30 gr reçel, 3 gr çaj mali, 25 gr sheqer, 75 gr djathë të bardhë dhe 1 fetë buke. Pra për mëngjes policët e rinj do të ushqehen me një fetë bukë me gjalpë e reçel, ose ta hanë me një kokërr vezë dhe një fetë djathi të hollë.

Për vaktin e darkës i është caktuar të konsumojnë pilaf me groshë. Përkatësisht 60 gr oriz dhe 50 gr fasule. Miniatri Çuçi do “herkulizojë” Policët e ardhshëm të Shtetit shqiptar me pilaf e groshë në tenderin prej 2 MLD lekësh pa TVSH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit