Boksieri shqiptar Bernardo Sopai është shpallur kampion i peshave të lehta(bantamweight) në FCR(Fight Club Rush). 21-vjeçari shqiptar u përball me Karlen Minasian për titullin kampion në eventin kryesor të FCR 13 në Stokholm, Suedi.
Në raudin e parë Minasian u përpoq të kalonte në avantazh por shqiptari nuk e la t’ia dilte. 21-vjeçari shqiptar i bëri presion kundërshtarit dhe në raundin e dytë, falë grushtimeve dhe një TKO gjithçka ndryshoi. Sopai e rrëzoi kundërshtarin e tij ukrainas në tokë me një goditje të fuqishme me kokë dhe e mbylli ndeshjen me fitore.
Bernardo Sopai is the FCR bantamweight champion! #AndNew
[ #FCR13 🇸🇪 | 𝗟𝗜𝗩𝗘 𝗡𝗢𝗪 | on #UFCFIGHTPASS ] pic.twitter.com/GNyO5aqXG7
— UFC FIGHT PASS (@UFCFightPass) August 27, 2022
Me fitoren mbresëlënëse, 21-vjeçari Bernardo Sopai është kampioni i ri i peshave të lehta në FCR. Me këtë fitore shqiptari ka hedhur një tjetër hap të madh drejt ëndrrës së UFC.