Në vendin tonë ndodh shpesh që policia të bëhet palë me bizneset dhe t’iu ofrojë atyre lehtësira, favore që jo të gjithë mund t’i kenë. Por kur rrotacioni prek policinë gjërat ndryshojnë pasi “të rinjtë” përpiqen të vendosin rregullat e tyre kudo ku shkojnë.
Një qyetar nga Shkodra ka treguar për JOQ ALBANIA se së fundmi në qytet është ndryshuar shefi i policisë. Por shefi për të treguar ardhjen e tij në pushtet ka zgjedhur një mënyrë aspak të pëlqyeshme nga qytetarët dhe turistët.
Qytetari ka treguar se shefi i policisë së bashku me 4 makina policie kanë shkuarnë lagjen Gjuhadol në orën 11:35(23:35) dhe kanë urdhëruar mbylljen e lokaleve dhe bareve, në një kohë që ato ishin të mbushura plot me turistë.
Sipas tij rruga është e mbyllur me tabelë deri në orën 01:00 por policët “barkderra” siç i quan qytetari me sjellje vagabondash kanë ngritur njerëzit nga tavolinat për t’u “prezantuar” te pronarët e bizneseve.
Mesazhi i qytetarit:
video asht ba dje ne 11:35 sepse ka nderru shefi dhe kjo asht menyra me qu pronaret me u fal te shefi i ri,nji kohe qe flasim per Gjuhadolin ne shkoder nji prej lagjeve ma te vjetra te Shkodres ku nuk a thy nji gote tesh 30 vjet ku lulzon turizmi dhe prezantohen keta “barkderrat” me kete sjellje prej vagabondash duke qu turista e qytetare prej tavolinash.Nji kohe qe rruga asht e mbyllur me tabele deri ne oren 01:00 pikerisht per kete arsy sepse asht rruge me pube e restorante.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.