Kuçova është zona më e vjetër e nxjerrjes së naftës në Shqipëri.
Rrjedhja e puseve të Albpetrolit shkakton prej vitesh probleme të rënda mjedisore në Kuçovë.
Një problem madhor ka shkaktuar edhe në varrezat e qytetit.
Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania pikërisht këtë problem.
Përmes një mesazhi në redaksinë tonë, qytetari i cili ka shkuar për një rast vdekje në këto varreza, tregon se familjari i të ndjerit ka dashur të varrosë viktimën në varrin e babit të tij, mirëpo kur kanë hapur varrin kanë parë që eshtrat e viktimës kanë qenë të zhytura në naftë.
Qytetari thotë për JOQ se kjo situatë problematike ka vite që ekziston, ndërsa thotë se Bashkia dhe Albpetrol nuk kanë bërë asgjë për zgjidhjen e saj.
E vetmja gjë që duhet bërë që të ndjerët në këto varreza të prehen të qetë, është që Bashkia dhe Albpetrol të devijojë tubacionet e naftës që ndodhen në këtë hapësirë.
Duke e cilësuar situatën sa komike aq edhe tragjike për Shqipërinë, qytetari i humb shpresat për zgjidhje pasi sipas tij, drejtori dhe kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari janë qejfli të rakisë.
Qytetari për JOQ
Sot ishim ne qytetin e Kuçoves per nje raste vdekje dhe shif ça behej: Familja e te ndjerit donin qe ta varrosnin familjarin e tyre ne varrin e babait te vet qe kish vdek para shume vitesh dhe kur e hapin varrin eshtrat ishin zhyt ne nafte. Çfare behet ....asnje lloj pergjegjsie as nga bashkia dhe as nga Albpetrol. Kuptuam qe kjo situat ishte e vjeter dhe kishte pas disa ankesa nga qytetaret. Por asnje nga pergjegjeset per situaten "bashkia dhe albpetrol" se kishte ven ujin zjarr. Projekti eshte qe duhen devijuar tubacionet e naftes por kush do e bej ?se mesa mora vesh drejtori dhe kryetari bashkis qenkan qejfli rakie, tip babaleje...situata komi-tragjedie vetem ne shqiperi ka