10 minuta shi vere përmbyt ish-parkun e autobusave në Tiranë, banorja ‘përvesh mëngët’ dhe bën punën që i takon UKT-së

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2022, 15:57

Pasditen e sotme për rreth 10 minuta në kryeqytet ra shi i rrëmbyeshëm, i shoqëruar me breshër.

Kanë mjaftuar kaq minuta reshje që Tirana të përmbytet.

Në një video të postuar nga JOQ, e dërguar nga qytetarët, shihet se ish-parku i autobusave është kthyer në pellg me ujë për shkak të mungesës së kanalizimeve.

Siç shihet në video, një nga banoret e kësaj zone ka dalë vetë që të bëjë punën që i takon UKT-së, pasi ka dalë vetë në rrugët e përmbytura për të normalizuar situatën pas disa minutave shi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit