Florind Belliu vrau gruan e veten, i afërmi i aktorit: Nuk kishin shenja dhune, u hodhën nga dritarja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2022, 15:31

Më 6 gusht 2022, Florind Belliu 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Ornela Shehi 28 vjeç, humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin në ‘The Bronx’ të New Yorkut.

Çifti la pas 2 fëmijë të mitur, teksa dy motrat e Florindit i cili dyshohet se hodhi gruan shtatzënë dhe më pas veten nga kati i gjashtë i banesës, kërkojnë ndihmë për të mbledhur shumën prej 50 mijë eurove me qëllim që të marrin kujdestarinë e fëmijëve të dyshes që nuk jetojnë më.

Ndërkohë një i afërm i aktorit, Adem Belliu, ka rrëfyer për mediat detaje të reja.

Ai tha se Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa u shpreh se pas ekspertizës mjeko-ligjore të trupave të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Adem Belliu:

E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte parë se fëmija po shikonte nga dritarja. Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit