I shpëtoi rusëve, aksidentohet në autostradën Tiranë-Durrës trajleri me tonelata grurë që erdhi nga Ukraina

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2022, 14:51

Një trailer i ngarkuar me grurë të ardhur nga Ukraina ësht aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme duke shkaktuar edhe trafik të rënduar.

Trajleri me grurë erdhi nga Ukraina në portin e Durrësit pak ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit