Akuzohen për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, 20 shqiptarë deportohen nga Anglia

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2022, 14:36

20 shqiptarë deportohen nga Anglia drejt vendit tonë pasi janë dënuar nga gjykatat angleze me një total prej 46 vitesh burg.

Mes tyre ishte një person i dënuar me 6 vite burg pasi u ndalua me armë në një ambient publik ndërkohë që gjatë kontrolleve policia zbuloi se ai merrej me trafik droge.

Ndërkohë një tjetër person rezulton i dënuar me 3 vite burg për kultivim droge ndërsa një tjetër është dënuar me 5 vite burg.

Sekretarja e Brendshme në Britaninë e Madhe Priti Patel u shpreh se nuk do të ndalen derisa të zbatohen ligjet e shtetit britanik.

“Këta kriminelë kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të larguar ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu.

Ata janë përgjegjës për vepra të ndryshme, përfshirë furnizimin me drogë e cila ka një efekt shkatërrues te njerëzit, familjet e tyre dhe komunitetet tona”, u shpreh ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit