U mbyt në Seman pasi peshkoi për t’u ushqyer, përcillet për në banesën e fundit 14-vjeçari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2022, 13:46

Është përcjellë për në banesën e fundit, 14-vjeçari E.Sako.

Ky i fundit u mbyt në lumin Seman pasi doli për të peshkuar për t'u ushqyer.

I mituri kishte trashëguar zanatin e peshkimit nga i ati i cili kishte kohë që kishte ndërrua jetë.

Pas 24 orëve kërkim nga banorët dhe policia, trupi i djalit 14-vjeccar të Novruz Sakos u gjet pa shenja jete.

Në një prononcim për mediat, vëllezërit dhe motrat e të ndjerit thanë se janë në vështirësi ekonomike, teksa u shprehën se familja mbahet me bukë vetëm kur punon nëna e tyre dhe kjo me ditë pasi nuk kishte punë stabël.

Vdekja e 14-vjeccarit nuk ishte tragjedia e parë me të cilën është përballur familja Sako pasi para 10 vitesh, një djalë tjetër i kësaj familje vetëm 7 vjeç ka humbur jetën nga i njëjti fat, pra nga mbytja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit