Zhdukja e Ervis Martinajt, dyshohet se 40-vjeçari është rrëmbyer

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2022, 11:57

Prej ditën e djeshme, familjarët e Ervis Martinajt kanë denoncuar në polici humbjen e kontakteve prej 3 ditësh me të shumëkërkuarin e drejtësisë.

Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimet për akuzën e rrëmbimit të personit, për 40-vjeçarin pas kallëzimit të bërë nga nëna dhe xhaxhai i tij.

Prokuroria do të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa.

Pas kallëzimit të rastit nga familjarët e Ervisit, policia dyshon se 40-vjeçari është rrëmbyer.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit