Shkon të marrë pensionin e gjyshit në Postë, “shqyen sytë” kur sheh kompensimin për bukë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.08.2022, 19:05

Një djalë nga Tirana mbeti pa fjalë ditën e sotme kur mësoi konkretisht se si shteti tallej me gjyshin e tij dhe me gjithë pensionistët e tjerë në këtë vend. Ai shkoi të ndihmonte gjyshin dhe t’i merrte pensionin, por pasi e mori në Postë dhe lexoi të dhënat e fletës që firmosi, mbeti i shokuar.

Ai pa me neveri se shteti kompesonte gjyshin e tij me vetëm 150 lekë të reja në muaj për kompensimin e çmimit të bukës, vajgurit e gazit të lëngshëm. Djali shprehet tepër i revoltuar se si ka mundësi që shteti shqiptar tallet në këtë farë feje me pensionistët e shkretë.

Ai shprehet se i erdhi të plaste nga inati për banditët që talleshin me gjyshin dhe pensionistët e tjerë duke i kompensuar për bukë me një vlerë sa çmimi i një birre tek lokali i lagjes. Madje sipas tij më shumë kushton boja që është shtypur fatura sesa kompensimi i gjyshit.

Në vijim mesazhi i djalit:

Përshëndetje Joq, mora pencionin e gjyshit sot ne Tirane, dhe me beri përshtypje diçka qe shkruajnë këtu te kjo letra qe me dhanë këta te postes shqiptare. Kompensim nga ndryshimi i çmimit te bukës, vajgurit, gazit, naftës 150 leke ne muaj. Te vesh duart ne koke. O Zot, o Zot. Si nuk kane turp dhe e shkruajnë 150 leke ne muaj? Si tallen kështu këta banditë, kompensim 150 leke ne muaj per buke, gaz, vajguri e nafte? Me vjen te plas nga inati si guxojnë e tallen dhe nuk kane turp dhe e shkruajnë? Njesoj si te pish nje birre te lokali i lagjes. Me shume ju kushton boja dhe letra qe e shkruajnë. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit