Lezhë/ Nusja “e djeg” me shoqet majë kamionçinës  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.08.2022, 22:06

Me ardhjen e muajit gusht, janë rritur ndjeshëm edhe ceremonitë e dasmave në vendin tonë. Duket se ky muaj është më i preferuari për shqiptarët për të organizuar këtë ceremoni speciale për jetën e çifteve.

Natyrisht para dasmës shpesh bëhet edhe ceremonia e “lënies së beqarisë”. Duket se i tillë është edhe rasti i sotëm, ku disa qytetarë kanë dërguar një video nga Lezha. Sipër një kamionçine dallohet një nuse e cila po feston duke kërcyer me disa vajza të tjera të cilat mendohen se mund të jenë shoqet e saj. Sipas qytetarëve, kjo mendohet të jetë nata e fundit e beqarisë për nusen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit