Kapet peshkaqeni 6.7 kg 500 metra larg bregut në Lukovë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.08.2022, 11:36

Në rrjetat e peshkatarëve mëngjesin e sotëm në plazhin e Lukovës ka rënë një peshkaqen 6.7 kilogramë.

Peshkaqeni është gjetur në thellësinë 30m dhe 500m larg bregut të detit. Pushuesit të tregohen të kujdesshëm pasi kjo nuk është hera e parë që në rrjetat e asaj zone përfundojnë peshkaqenë.

Peshkatari që e ka kapur mban veshur një kapele me flamurin amerikan. Një simbolikë kjo e arrestimit të peshkaqenëve të mëdhenj dhe jo cironkave të shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit