Kompanitë energjitike zhvasin popullin/ Qytetarët vetë-kompensohen duke i vjedhur energji

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.08.2022, 07:31

Njerëzit po vjedhin gjithnjë e më shumë energji elektrike teksa çmimet e energjisë rriten. Shumë qytetarë e kanl cilësuar këtë si një shpagim të drejtë ndaj vjedhjes që u bëjnë kompanitë energjitike.

Kriza e kostos së jetesës ka bërë që familjet kudo të përballen dhe të përgatiten për rritjen e çmimeve të energjisë, aq sa është shtuar edhe vjedhja e energjisë elektrike.

Shifrat tregojnë se vjedhja e energjisë elektrike shënoi rekord në Angli dhe Uells vitin e kaluar, më e larta e kapur ndonjëherë.

Vjedhja e energjisë elektrike klasifikohet si devijim i një linje ose modifikim i matësit.

Grupi i fushatës së Veprimit për Energjinë Kombëtare (NEA) tha se ishte 'tmerruese' që më shumë njerëz mund t’u kthehen këtyre praktikave teksa kriza e çmimeve të energjisë vazhdon.

Ndërsa çmimet e energjisë rriten, shumë familje mund të luftojnë për të paguar kostot në rritje.

Shumë persona e kanë quajtur rritjen e çmimit të energjisë elektrike pjesë të Axhendës, me justifikimin e luftës në Ukrainë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit