Startojnë Premier League dhe Bundesliga, Arsenali e Bayerni e nisin me fitore

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 05.08.2022, 23:11

Kanë startuar sot dy nga kampionatet më të forta europiane, Premier League dhe Bundesliga gjermane.

Arsenali i Mikel Artetës, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, teksa mposhtën në javën e parë të kampionatit vendasit e Crystal Palace me rezultatin e pastër 0-2.

Me fitoren e sotme dhe me merkaton që kanë bërë deri tani, londinezët treguan se këtë vit kanë pretendime të mëdha.

Ndërkaq, Bayerni i Mynihut e ka nisur gjithashtu në mënyrë perfekte sezonin.

Bavarezët shpartalluan me rezultatin 1-6 Frankurtin, në javën e parë të kampionatit gjerman duke dominuar frikshëm.

U mendua se largimi i Levandovskit do të linte një gropë në repartin ofesnsiv të Bayernit, por kampionët në fuqi të Bundesligës vërtetuan të kundërtën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit