Sarandë/ I dogji makinën pronarit të hotelit, arrestohet punëtorja 34-vjeçare

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.08.2022, 22:44

Është arrestuar nga policia, gruaja që dogji makinën e pronarëve të hotelit ku punonte. Sipas policisë 34-vjeçarja me iniciale A.B banuese në fshatin Shëndëlli ka djegur makinën e pronarëve pas një konflikti që ka pasur me ata.

Njoftimi i policisë

Sarandë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit