Si u zbulua prostitucioni në qendrën e masazheve në Tiranë/ Klienti doli i pakënaqur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2022, 18:00

Paraditen e sotme u vunë në pranga menaxheret e një biznesi qendër masazhesh që përdorej si çerdhe prostitucioni për klientë të ndryshëm.

27-vjeçarja me inicialet M.H dhe 23-vjeçarja B.K u vunë sot në pranga, ndërsa pronari 47-vjeçar Mentor Musarai është shpallur në kërkim.

Së bashku me to është arrestuar edhe një punonjës i qendrës, teksa disa të tjera po procedohen në gjendje të lirë.

E gjithë skema u zbulua pas denoncimit të një klienti maqedonas, i cili kishte mbetur i pakënaqur pas shërbimeve. Ai ka deklaruar se vajzat aty e kanë mashtruar.

Më pas është mësuar nga policia se bëhej fjalë për një qendër prostitucioni.

Në rrjetet sociale në Facebook e Instagram, qendra bënte reklamimin e vajzave gjysmë të zhveshura me numrat e telefonit për rezervim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit