Babai i Jonadës tregon tmerrin: Po lahesha me vajzën, skafi erdhi drejt nesh dhe na ndau!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.08.2022, 15:49

Babai i Jonadës, Bledar Avdia ka treguar së fundmi tmerrin e përjetuar ditën që ndodhi ngjarja. Ai ka treguar se ka qenë duke u larë në det me vajzën, kur papritur erdhi skafi dhe e ndau nga e mitura. Bledari rrëfen se ai u zhyt në ujë, ndërsa vajzën e pa teksa e përplasi motori i skafit, duke e goditur në të gjithë trupin.

Bledari tregon:

Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit