Arjan Tase thotë se ngjarja e ndodhur ishte fati i tij i keq: Do vrisja familjen po ta ktheja skafin nga ana tjetër!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.08.2022, 15:01

Dëshmi të tjera të Arjan Tases janë zbardhur së fundmi nga mediat në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e martë në Potam.

Siç e përmëndëm edhe më herët, Tase i ka kërkuar falje policisë dhe i ka shprehur ngushëllimet familjes së të miturës.

Efektivi i policisë e quan një fat të keq ngjarjen që ndodhi duke harruar se ai kishte shkelur ligjin duke futur skafin në një zonë që është vetëm për qytetarët.

Sipas tij, manovra, që ka sjellë vrasjen e vajzës 7 vjeç, është bërë pasi në anën tjetër ishte familja e tij. Tase thotë se nëse do ishte kthyer skafi në anën e kundërt do të vriste familjen e tij.

Ai është shprehur:

Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit