Shkencëtarët japin alarmin: Ditët po shkurtohen ekstremisht! Toka po rrotullohet më shpejt se kurrë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2022, 13:35

Toka ka qenë në rrotullim më shpejt se kurrë gjatë viteve të fundit dhe shkencëtarët ende nuk janë të sigurt pse.

Mund të keni supozuar se planetit ku banojmë i janë dashur gjithmonë 24 orë për të përfunduar një rrotullim, gjatësia e ditës në fakt luhatet.

Teksa këto ndryshime janë minimale, më shumë se një miliard vjet më parë Toka ishte më afër Hënës, duke bërë që ajo të rrotullohej shumë më shpejt se tani, si e tillë, kishte vetëm 19 orë në ditë.

Ndërsa pozicioni i planetit në sistemin diellor ka vazhduar të zhvendoset, po ashtu është edhe shpejtësia e rrotullimit të tij, dhe sot një rrotullim i plotë në boshtin e tij zgjat afërsisht 24 orë.

Afërsia e Tokës me Hënën ndikon në shpejtësinë me të cilën ajo rrotullohet.

Ne dimë më shumë për ciklet falë orëve atomike, të cilat shkencëtarët filluan t'i përdorin në vitet 1960 për të marrë matje të sakta ditore të rrotullimit të Tokës.

Tingëllon si diçka e dalë nga një film fantastiko-shkencor, por këto instrumente funksionojnë duke përdorur frekuencat e rezonancës së atomeve për të monitoruar kohën me saktësi ekstreme.

Vitet e fundit, studiuesit kanë zbuluar një prirje të pazakontë, Toka ka ardhur duke u përshpejtuar, q në 2020-ën. Dita më e shkurtër e atij viti ishte 19 korriku, kur Toka shtrihej në 1.47 milisekonda më pak se 24 orë.

Dhe më 29 qershor 2022, një rekord i ri u vendos mr 1.59 milisekonda më pak, duke demonstruar se planeti ynë shumë rrallë kap 86,400 sekondat që thuhet se duhen për një rrotullim të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit