Në dokumentacionin shoqërues të mallit deklarohej se transportonte bukë nga Spanja, por në të vërtetë brenda kamionit të tonazhit të rëndë, ishte fshehur drogë me një potencial të mundshëm fitimi tregu prej 4.5 milionë euro.
Janë kapur 467 kg hashash nga Guardia di finanza e Romës në portin e Civitavecchias.
Droga sapo kishte mbërritur nga Barcelona.
Nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është vënë shoferi i automjetit, një 56 vjeçar spanjoll.
Ka qënë dokumentacioni shoqërues i mallit, një transport i pazakontë buke nga Spanja në Itali, që ka shtyrë dyshimet e financierëve italianë, të kryejnë një kontroll më të imët të automjetit me ndihmën e qenit “Bacco”.