Teknologjia për pozicionin jashtë loje do testohet në Superkupën e Europës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 05.08.2022, 09:21

Një risi do ndodhë në finalen e Superkupës së Europës, i cila do të vërë përballë Realin e Madridit dhe Eintrahtin e Frankfurtit më 10 gusht në Helsinki.

Për herë do të parë do të testohet pozicioni jashtë loje gjysmë automatik (SAOT). Kjo teknologji do të zbatohet për herë të parë që kur Bordi Ndërkombëtar e miratoi atë.

Vendimi për ta aplikuar edhe në finalen e Superkupës së Europës erdhi pas testimeve të suksesshme të bëra në turnetë e të rinjve dhe Kupa e Botës për Klube.

Më pas, SAOT do të përdoret edhe në fazën në grupe në sezonin e ardhshëm në Champions League.

Sistemi i ri do të funksionojë falë kamerave të specializuara që mund të gjurmojnë 29 pika të ndryshme të trupit për lojtar.

UEFA ka përcaktuar gjithashtu edhe gjyqtarin që do të drejtojë finalen e Superkupës së Europës mes Realit dhe Frankfurtit.

Arbitri i ndeshjes do të jetë anglezi Majkëll Oliver, i cili do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij, Stjuart Bërt dhe Simon Benet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit