I ndjeri që humbi jetën në rrotat e kamionit, vetëm 27 vjeç

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2022, 08:31

Festim Meçja është 27-vjeçari i cili gjeti vdekjen tragjike ditën e djeshme teksa mjeti i tij u përplas brutalisht me një kamion. I riu kishte ardhur nga Parma, Itali për t’i bërë surprizë prindërve, të cilët fatkeqësisht nuk do e shohin më kurrë.

I riu punonte si sipërmarrës në një biznes privat dhe arsyeja pse ishte kthyer në Shqipëri pas një viti, ishte marrja pjesë në dy gëzime familjare.

I riu kishte emigruar pëe të nihmuar familjen e tij me probleme ekonomike… nënën e sëmurë dhe motrën që studionte për të cilat të ardhura e vetme në shtëpi ia sillte i ati me punë fshati.

Aksidenti i rëndë që i mori jetën 27-vjeçarit ndodhi në Rrogozhinë, vetëm pak kilometra larg banesës së të ndjerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit