Kishte ardhur t’i bënte surprizë familjes dhe martonte dy të afërm, Festim Meçja është viktima e aksidentit në Rrogozhinë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.08.2022, 08:25

27-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Rrogozhinë pasi parakaloi me shpejtësi një kamion, është identifikuar si Festim Mecaj.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e djeshme pranë Bishtit të Zhurit.

27-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes pasi përplasja ishte shumë e fortë dhe makina ishte kthyer në një grumbull hekurash.

U deshëm më shumë se dy orë që policia dhe forcat zjarrfikëse të nxirrnin makinën dhe të bënin të mundur identifikimin e trupit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë.

Festim Meçja, ndodhej vetëm pak kilometra larg banesës së tij në Sinaballaj të Rrogozhinës.

Kishte udhëtuar me qindra të tjera për të marrë pjesë në dy gëzime familjare, martonte dy të afërm brenda fisit, dhe nuk kishte vënë njeri në dijeni për ardhjen e tij pas një viti në Atdhe.

Donte t’u shfaqej surprizë familjarëve të tij, por ndodhi dramatikisht jo në atë formë që e kishte menduar ai, por në më tragjiken e mundshme.

Ndaj u deshën orë të mësohej identiteti i tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit