Hapet peticioni: Plazhi i Potamit të quhet “Sirena Jonada”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2022, 07:38

Qytetarët, tejet të prekur nga ngjarja e ndodhur në Potam duan të bëjnë një gjest simbolik për vogëlushen që e vrau helika e skafit të Arjan Tases.

Është hapur një peticion publik për ndryshimin e emrit të plazhit të Potamit në “Sirena Jonada”. Kjo nismë simbolike ka për qëllim kujtimin e përjetshëm të vogëlushes që iu mor jeta në plazhin e bukut të Jugut.

Peticioni ka nisur të marrë njohshmëri dhe të firmoset nga qytetarë të ndryshëm. Në mënyrë që të ndodhë ndryshimi i emrit duhet që të jepet leja nga Bashkia e Himarës.

Nëse ndodh ndryshimi i emrit, skulptori autor i veprave të Skënderbeut dhe Françesk Radit, Adrian Pepa është i gatshëm të bëjë skulturën që do i përkojë emrit të ri të plazhit.

Qytetarët shkruajnë:

“Pershendetje JOQ Kam hapur nje peticion, qe plazhi i Potamit te marre emrin e Jonades. Nese mundeni ta mbeshtesni kete projekt. Skulptori eshte i gatshem ta marre persiper. Adrian Pepa. Ka bere Francesk Radin dhe Skenderbeun. Por duhet leja nga Bashkia e Himares.

https://chng.it/ZVMzrFwQMK

Faleminderit nese e vleresoni”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit