I riu djeg 60 hektarë tokë: U përpoq të digjte një merimangë me çakmak

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.08.2022, 01:57

Një djalë i ri nga Utah, SHBA është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi një zjarr prej 60 hektarësh kur u përpoq të digjte një merimangë me çakmakun e tij. Cory Allan Martin, 26 vjeç ka deklaruar se teksa ishte shëtitjeje në ultësirën në jug të Salt Lake City kur pa merimangën e madhe.

Martin u përpoq të vriste një merimangë me një çakmak por papritur zjarri filloi të përhapet me shpejtësi. Ai e pranoi ndezjen e zjarrit, por nuk shpjegoi pse po përpiqej të digjte merimangën.

Zjarri, i cili shpërtheu të hënën pranë qytetit të Springville dogji 60 hektarë tokë. Martin u arrestua afër vendit ku filloi zjarri me dyshimin për djegie të pakujdesshme dhe posedim të marijuanës pasi me vete kishte edhe një kavanoz të vogël me lëndë narkotike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit