Ky është viktima e aksidentit me fatalitet në Rugovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2022, 23:19

Ron Kelmendi është i riu nga Peja i cili u shua më herët gjatë ditës, pasi u godit nga një kamion në Bogë të Rugovës.

Viktima në fjalë ishte duke punuar, kur kamioni i cili po barte beton, e goditi.

Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fsahtin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Derisa një kamion mikser me beton ka ecë mbrapa, ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet”” deklaroi Gashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit