Edison Kavani drejt Gjermanisë, e pret Dordmundi

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 04.08.2022, 22:43

Pas përfundimit të kontratës me Manchester United, Edison Kavani vijon të jetë në kërkim të një skuadre të re.

Flitet se e ardhmja e tij mund të jetë Italia, por në mënyrë surprizë në orët e fundit listës së pretendenteve për të marrë shërbimet e tij i është shtuar dhe Borusia Dortmund nga Bundesliga gjermane.

Sipas raportimeve nga “Bild”, klubi gjerman e shikon Kavanin si zëvendësuesin e Sebastian Haller i cili do të mungojë për një kohë të gjatë pas diagnostikimit me një tumor.

Kavani për momentin mbetet vetëm një ide e drejtuesve të Dortmund të cilët ndjekin dhe profile të tjera si Kristof Piontek, Markus Thuram dhe Antoni Modeste.

Me eksperiencën e tij, uruguaiani do ishte zgjidhja perfekte për gjermanët, të cilët kanë pretendime si në kampionat, ashtu edhe në Europë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit